Koço Kokëdhima ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit të SHBA, Donald Lu, në lidhje me largimin e politikanëve të korruptuar nga politika.
Gjatë një konference më qytetarët të mbajtur ditën e djeshme nga rrjetet sociale, ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu e përmendi ish- deputetin socialist Koço Kokëdhima si një ndër politikanët që i ka dhënë lamtumirën jetës parlamentare pas miratimit të ligjit për dekriminalizmin.
Por sot ish- deputeti shkruan se këto janë akuza të pabaza, por përgjigjen do ja japë nesër në një konferencë për mediat.
“Përgjigje për z. LU
Të dashur miq
Nesër do t’ju përgjigjem shpifjeve dhe akuzave të pabaza të ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri, z.Donald Lu, ndaj figurës sime si politikan dhe njëri i biznesit. Do të flas edhe për rolin e diplomatëve të huaj në Shqipëri.
Më ndiqni nesër në takimin me mediat në orën 13.00 në hotel “Tirana International”’, shkruan Kokëdhima.
Diskutime rreth kësaj post