Para dy ditësh në SHBA doli një çështje që u cilësua si një skandal i madh, por deri sa të vërtetohet, mund të konsiderohet si një flluskë sapuni.
Trump u akuza se përdorte servera sekretë për të komunikuar me një bankë në Rusi.
Kaq mjaftoi që Clinton të hidhej në sulm për të kërkuar hetim për lidhje të Trump me Putin dhe Rusinë.
Por FBI ka reaguar duke thënë se nuk ka gjetur asnjë lidhje të drejtpërdrejtë mes kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe qeverisë ruse, shkruan “New York Times” që citon burime pranë kësaj dosje.
“Zyra Federale e Hetimit (FBI) dhe krerët e shërbimeve sekrete janë gjithashtu të bindur se hakimet kundër Partisë Demokrate kishin për synim të godisnin zgjedhjet presidenciale dhe jo të bënin që të zgjidhej Trump”, thekson NYT.
Nëse këto informacione shfaqen të vërteta do të kapin në befasi demokratët që kanë bazuar një pjesë të fushatës për presidencialet në lidhjet mes Trump dhe Putin.
Diskutime rreth kësaj post