Sulmet e zyrtarëve të lartë grekë por dhe të mediave fqinje tashmë i kanë kapërcyer kufijtë mes dy vendeve duke mbërritur në dyert e Brukselit.
Replikat e ditëve të fundit mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke, kanë ngjallur reagim edhe jashtë këtyre dy vendeve. Shqetësimet për situatën e krijuar i janë përcjellë është Bashkimit Europian.
Përmes një letre proteste drejtuar eurokomisionerit për Politika të Fqinjësisë Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, deputeti i parë shqiptare në parlamentin e Belgjikës, ka kërkuar reagimin e tyre.
Ahmet Gjanaj përmes kësaj letre i ka kërkuar zyrtarit të BE-së të japë sqarime në lidhje me kërcënimet e Athinës ndaj Shqipërisë, të cilat kanë nisur pas deklaratës së Hahn për ekzistencën së çështjes çame si çështje e hapur mes dy vendeve.
Në letrën e tij drejtuar eurokomisionit, deputeti i parë shqiptar në parlamentin belg ngre disa pyetje për Johannes Hahn, ndërsa kërkon që Athina të mbajë përgjegjësi në lidhje me deklarata e fundit.
Diskutime rreth kësaj post