Ashtu dhe siç kishte paralajmëruar dhe presidenti Gaz Demi, Enea Jorgji është shpallur zyrtarisht “Non Grata” nga ana e skuadrës së Partizanit.
Klubi i kuq ka paraqitur në Federatën Shqiptare të Futbollin një dosje, ku ka evidentuar tw gjitha rastet, për të cilat pretendon se gjyqtari kryesor i takimit ka marrë vendime të gabuara.
Partizani thekson se vendimet e gjyqtarit, Enea Jorgji, kanë dëmtuar skuadrën dhe kanë kërkuar që ai të mos jetë më arbitër në sfidat që do të luajnë të kuqtë.
Drejtuesit e klubit kryeqytetas nuk janë ndalur vetëm tek vendimet që Jorgji ka marrë në sfidën ndaj Skëndërbeut, por ka paraqitur edhe ndeshjet e kaluara, ku gjyqtari nga Elbasani ka penalizuar ekipin e Partizanit.
Për drejtuesit e Partizanit, absurditeti me gjyqtarin Enea Jorgji nuk ka fund, pasi përveç veprime të tij tendencioze në fushë, ai e shkeli rregulloren edhe një ditë më pas ku u prononcua në mediat vizive dhe gazeta duke bërë analizën e ndeshjes.
Diskutime rreth kësaj post