Nga Erjon Braçe
Jo për Armandon, por për futbollin e ndershëm të qindra mijë ëndrrave!
Qysh kur lexova reagimin tend, perthithur menjehere nga media e ushqyer prej reklames se shitores tende, kam qeshur dhe vijoj te qesh, madje me lot.
E di pse?
Une e di se si eshte shkruar;
ti duke folur dhe, Tanet e tu qe shqyhen te shkruajne cdo fyerje, madje zihen me njeri- tjetrin ti shtojne rreshtit te gjate te fyerjeve te tua edhe ndonje tjeter, prej vetes ata.
Degjo;
po te them qe ti nuk di te shkruash- ta bej te thjeshte se mbase nuk e kupton. Fyerjet e dikujt qe nuk di te shkruaj thjesht te bejne te qeshesh.
Megjithate, duhet ta pranoj se, fyerjet e tua te njepasnjeshme, me dhane mundesine te kuptoj se me cilin kam te bej, gjithnje ne cilesine e tifozit pasionant.
Prej javesh te mbledhura nje me nje ne disa vite, arkivoj ne memorie kore te ndryshme tifozesh, por sot kuptova se rrugacet e Sistemit qe mesyjne gjithe mllef e urrejtje ne stadium, kane nje idhull;
Idhulli i tyre je ti! Ti i tejkalon ata!
Fyerjet e tua do jenë goja e tyre nesër.
Edhe njëherë!
Ne fakt nuk jam i zhgenjyer. Ti nuk mund te besh me shume se kaq. Nuk je vetem, une ju njoh.
Degjo edhe nje here;
Paraja e madhe nuk eshte status ne shoqeri, as pushtet mbi te tjeret, kurre; nuk te ben njeri me te mire!
Po te them se ti nuk je perjashtim- ta bej te thjeshte se mbase nuk e kupton perseri, je ai qe perfaqeson me mire se kushdo tjeter kete “sere” qe, parane nuk e sheh si mjet kembimi ne ekonomi, por si burim per arrogancen banale qe shqyhen gojen per te nxene ne te fyerje, sharje, kercenime ndaj te ndryshmit, deri sa humb durimin e pastaj nis punen e zakonshme, numerimin pa mundim te produktit nga interesat qe nuk maten, thjesht peshohen.
Po te them qe ti di te numerosh, ne menyre te kufizuar por di te numerosh-ta bej te thjeshte per here te fundit se mbase ti nuk kupton perseri, di te numerosh por deri kur humbet durimin perfundimisht dhe, nis te peshosh produktin e interesave te tua kudo, perfshire edhe futbollin.
Ketu ndalesh vertete, jo per te meduar me ze-prit, c’eshte kjo qe po shkruaj, por per te numeruar, po me ze; 1,2,3,10,20,30,100,200,300 milion…gola, natyrisht gola!
Mbase keshtu eshte dita jote dhe kjo eshte pune per ty, por e imja nuk eshte e tille, eshte teresisht e orientuar nga puna dhe modeste, shume modeste.
Nuk e mohoj, me para mund te blesh breke me lulka, por nuk lufton dot.
Pikerisht se e shoh perdite kete, dua te them se nuk i honeps hic njerez si ty, te ngjashem me ty apo rreth e qark teje si te tille, tregtare interesash e numerues perfitimesh.
E di e di, po thua qe edhe ti ndjen po njesoj, e lexova kete rresht me rresht dje.
Por po të përgjigjem.
Është e vërtetë, unë nuk jam ti dhe as nuk jam si ti, madje as që dua të jem si ti xhanëm.
Po e mbyll ketu;
rreshti yt i gjate i fyerjeve meriton vec kaq rreshta, megjithese me duhet te te tregoj se une jam i ndjeshem ndaj cdo gjallese, vecanerisht kur nuk ngjan me ty-mushkonje, qen, mace, buallice, pula, jo prej parave qe behen me to natyrisht, por sepse nuk e bej dot qe te ve pasuri prej tyre e pastaj ti marre per te share te ndryshmin.
Duhet te kesh respekt te pakten si perfitues prej tyre, ndaj ta kujtova modestine me lart; vlen edhe per to respekti, meqe per njerezit ti se ben dot.
Me thane dje se, para se te “shkruaje” reagimin perserisje pa pushim-cfare ka ky me mua?
Po e spjegoj, jo per ty por per mijera femije, te rinj qe luajne futboll, qindra mije te tjere qe ndjekin futbollin me shpirt e me zemer.
Ti nuk flet dot për futbollin.
Nuk fole as dje për futbollin.
Por po e bej une, ti degjo!
President, po ta them qe ne krye te heres, une jam kundershtari yt;
kundershtar i gjithe asaj qe ti ke ndertuar e qe po e rrenon futbollin.
Po te akuzoj dhe do vazhdoj te te akuzoj, duke qene i drejte gjithnje.
Ka disa arsye, ato nuk jane asfare personale, politike jo e jo, as te shoh kund politikisht.
Jam i lebetitur nga menyra jote e te menduarit, kete here ne planin institucional.
Lexova dje reagimin tend rresht me rresht dhe, i pandjeshem ndaj fyerjeve- sic ta spjegova, kuptova se ti nuk mendon dot institucionalisht;
“I detyruar nga karrigia qe kam”-thua ti dhe, “ne emer te progresit te futbollit shqiptar”, natyrisht natyrisht.
Te mbledhesh Tanet per te shkruar kete eshte zhgenjyese, por e dobishme gjithnje.
Kupton gjithkush se cila eshte idea juaj-idea eshte shume xhanem, mbi institucionin.
Ky eshte problem i pare i madh.
Federata Shqiptare e Futbollit nuk duhet te jete “karrigia” jote,
FSHF eshte institucion publik, nuk mund te jete karrige per ty;
ne fakt eshte dhe, ky eshte problem i madh.
Eshte njesoj si karrigia e Blaterit ne FIFA, si karrigia e Platinise ne UEFA.
Po- po, nuk e kuptove gabim;
po te tregoj modelin e fotokopjuar prej teje dhe, po te kujtoj fatin e tyre, perfundimin e tyre ende ne zhvillim.
Institucioni eshte zhbere, prej teje natyrisht.
Ti ke zevendesuar gjithkend, perfshire pergjegjesine, kolegjialitetin, statutin, rregulloret, komisionet.
Je vec ti-karrigia.
Ti mendon, ti vendos, ti urdheron, ti vepron, ne kundershtim me cdo parim te qeverisjes se mire te nje organizate, por ne funksion te interesave te tua.
Ky eshte Sistemi yt dhe ti je pergjegjesi.
Kjo eshte arsyeja perse Ti, ne menyre te qellimte, nuk pranon, nuk lexon, nuk shperndan, nuk diskuton, nuk analizon raportin e hetimit te UEFA-s mbi paracaktimin e rezultateve sportive ne ndeshjet e Superliges shqiptare, Champions dhe Europa League;
me keq akoma, e ben kete edhe me tre pale vendime, te parin te UEFA-s, te dytin ne Apel, te tretin ne CAS, vendime te gjyqeve te bera mbi ate raport;
shume me keq akoma, ti ke fshehur por nuk ke reflektuar as edhe ne nje rast te vetem, ndaj raporteve thuajse te permuajshme te UEFA-s per paracaktimin e rezultateve sportive, detektuar prej nje sistemi qe ti e ju e njihni mire-basteve dhe levizjes se koeficenteve te tyre minute pas minute, per ndeshjet e Superliges shqiptare.
Publikimi i raportit te fundit, ishte dufi I UEFA-s pas mungeses se reagimit institucional te FSHF, thuajse pesevjecar.
Por jo vetem;
erdhi si i tille pas mberritjes se Sistemit deri ne paracaktimin e rezultateve sportive ne ndeshjet e kompeticioneve te organizuara pikerisht nga UEFA.
Nuk kishte me keq se ai publikim, ishte akuza e pare e vertete dhe serioze per ty, nderkombetare dhe kredibile.
Por ishte nje fije shprese, ti e kepute!
Kam nje pyetje per ty:
Ku hyj une ne ate raport?; Po ne ato vendime ku hyj?
Shiko, une nuk mund te jem alibia jote politike.
Ti duhet të flasësh për atë raport e për ato vendime, ti duhesh detyruar të flasësh për to.
Nëse jo ti, kush tjetër!
Do duhej Federata Shqiptare e Futbollit të jepte një përgjigje, të qartë e serioze.
Por institucioni është bërë “karrige”.
Kjo duhet te ndodhe doemos.
Prej paracaktimit te rezultateve sportive eshte shkaterruar gara! Gara eshte problem I dyte I madh!
Raporti I hetimit te UEFA-s, na deshmoi se per pese vite me radhe, gara ne Superlige ka qene e rreme.
Gjashte vite me pare, si tani- ne vjeshte, lindi nje projekt politik por edhe ekonomik, rreth te cilit u mblodh i gjithe interesi i nje grupi njerezish, biznesmene natyrisht, me te cilet edhe Ti ke dare biznese; fokusi I tyre ishte futbolli.
Prej atij casti gara nisi te zhbehet pjese pjese.
Menyra spjegohet shume qarte ne raportin e hetimit te UEFA-s, eshte klasike-paracaktimi i rezultateve sportive ne favor te atij projekti politik dhe ekonomik.
Ti nuk e kundershton dot kete;
Projekti, ndeshjet, “fitoret”, kampioni perputhen,
kane sponsor ne gjoks kompanine tuaj.
Ne dac si President, ne dac si Karrige ti duhet ta pranosh kete;
Per ta mohuar nuk e ben dot, eshte ne gjoks te projektit tuaj madje me arrogancen tipike, po e perseris!
Kjo e ka shkaterruar garen.
Kredibiliteti I Superliges shqiptare eshte rrenuar.
Te gjithe, jo vetem une, po e thone tani fort se,
vene bast per nje rezultat, ate te pritshmin-kush nuk fiton.
Eshte e pabesueshme qe nje gare qe luhet per tu fituar,
te kete nje rezultat te njohur- humbesin.
Ti duhet të përballesh qartë e hapur me të gjithë ata që tani e thonë po kaq hapur, më në fund:
Kampionati nis me kampionin e ditur, një-atë të projektit, të tjerët luajnë për vendin e dytë, të tretë e të katërt, për të kapur Europën dhe pjesa më e madhe, për një xhiro të re e më të shtrenjtë bastes.
Fundi i tabelës nuk është garë, është politikë, pop o, kush hyn e kush del i shërben interesave politike.
Duhet doemos te ndodhe kjo, jo thjesht per te bere pergjegjes ty, por per te shpetuar futbollin.
Kredibiliteti i rrenuar i gares po i mohon futbollit ekonomine dhe, ky eshte problemi i trete i madh.
Ekonomia e futbollit eshte jetike, pa te, futbolli nuk rritet, nuk zhvillohet, nuk behet i madh e perfshires, por edhe shans per mijera femije e te rinj qe ndjekin endrren.
Shihe si eshte sot, i mjere, pa kapitale, pa financime, pa reklama.
Ekonomia eshte pasqyra e qarte e rrenimit te gares, ajo te akuzon nga fillimi ne fund ty.
Ekonomia detekton nje gare te paracaktuar;
Nuk financon atje ku nuk fiton, nuk reklamon atje ku nuk ka ndjekes, nuk behet pjese me kapitale atje ku ka vetem nje rezultat-humb.
Akuze me te rende se kjo nga ekonomia per ty nuk ka!
Ti ishe tregtari qe duhet te ktheje futbollin ne ekonomi, por ti nuk di ta besh kete; nje tregtar nuk nderton dot ekonomi, biznes po, di te ndertoj, per vete, kete bere ti.
Pikerisht se eshte keshtu, sot nuk luhet futbolli i madh atje ku ka ekonomi, ne Fier, ne Elbasan, ne Lushnje, ne Berat, ne Kavaje, po jep shpirt ne Shkoder, ne Vlore, eshte ne veshtiresi te madhe ne Tirane- me Dinamon e zhdukur e Tiranen ne veshtiresi.
Por me e renda, gara jote-Superliga, nuk financohet nga kush, eshte marke dhe nuk e financon kerkush.
Ka deshtim me te madh se ky? Jo!
Ti deshtove! Ti mbarove pune!
Kur prek kete cak, natyrisht qe te duhet politika.
Politika eshte problemi i fundit.
E ke krijuar ti edhe kete problem.
Ke shkelur rende statutin e FSHF, ate te FIFA-s dhe UEFA-s dhe, ketu rikthehemi tek Institucioni.
Javen qe shkoi ti e vrave fare institucionin.
Kisha lexuar ne vijimesi ne media akrobacite e komisioneve te FSHF-gjithnje nen diktatin tend, ne funksion te interesave politike.
Por javen qe shkoi ke kaluar cdo cak.
Statuti i Federates Shqiptare te Futbolli e percakton kete organizem teresisht jashte politikes dhe religjonit; adopton madje rregulla te FIFA-s dhe UEFA-s qe e forcojne kete ndarje.
Ti e ke kaluar kete cak!
Kolege te mi me thane te enjten qe shkoi se, te kapen ty personalisht ne fushate elektorale me kandidatin e Partise Agrare Ambientaliste, ne Erseke, ne zgjedhjet per bashkine e Kolonjes.
Une vete pashe nje seri fotosh te publikuara ne media gjate fundjaves, fotot e flagrances, ku ishe ti dhe kandidati i partise se shtepise.
Nuk ka me te rende se kjo!
Eshte e pa preeeeeeceeeedeeeeenteeeeeee!
Nuk ndodh kerkund! Nese ndodh ka vec nje rruge-doreheqje!
Por ti as qe e mendon kete!
Shiko, politika eshte fundi i futbollit shqiptar;
Kishte ndodhur qe politika teguxonte te kapte futbollin, ka ndodhur me ty dhe une kam qene teresisht kunder, kunder ministrit Leskaj, kunder Sali Berishes.
Por asnjehere nuk ka ndodhur qe futbolli te perdoret per te fituar nje parti politike, per me teper partia e shtepise.
Ky eshte kulmi yt dhe, pas tij nuk ka me gje.
Tani, dy fjalet e fundit per vete;
Armando, nuk e dija qe ti lexon dhe realisht mendoj qe ti nuk lexon, por qe ti te kesh idhull filozofik Sali Berishen eshte shume.
Vetem ti mund te zhvilloje sic dje, fjaline filozofike te Sali Berishes “une jam me ate qe fiton”, vetem ti mund ta kuptoje ashtu.
Une nuk jam me ate qe fiton Armando, une jam edhe me ate qe humb; jam me Partizanin qe 8 vjec, kam pare ate futboll te cilin nuk e ke pare dot ti, futbollin e madh te Tiranes dhe ne Tirane edhe te Shkodres, Vlores; kam pare ata qe ti si njeh dhe qe sot po shohen me lavdine e atij futbolli, por per te cilet ti pyet: kush o ky me?!
Ndaj nuk nderroj dot! Jam i kuq, si Partizani. Mos me kerko mua te jem i paane, se bej dot, por mos e perdor kete per fajet e tua deri krimet ne futboll.
E dyta, perseri po te them qe mendoj se ti nuk lexon, madje as gazeta, por qe ti te huazosh akuzat banale te Sali Berishes, vetem keto te sotmet, per nje akuze me shume ndaj meje eshte shume.
Armando, une nuk huazoj gje nga Sali Berisha; ti per mua, pavaresisht cfare mendoj une per ty, je gjithnje Armando Duka-jo “Duka i Krimit” dhe, jo vetem ti xhanem.
Por kjo nuk ka rendesi!
Rendesi ka te te them qe ti nuk me akuzon dot, per asgje, per para kurre, e di yt vella shume mire kete.
Por edhe per dhunen te njeten gje te them.
E di pse?
Sepse kur une shkruaja kunder koreve fyese, ti dhe Tanet e tu ulerinit-po ky cdo, stadiumi nuk eshte teater! Kur une shkruaja kunder parullave politike, fashiste e te ndaluara ne cdo stadium te Evropes, ti dhe Tanet e tu ulerinin-mos bej politike.
Tani hesht!
Dhuna ne stadiume vjen prej teje, fyerjeve qe ti shperndan, ekonomise qe mungon ne futboll-ajo e ben ambientin te paqte, gjithegjinor, madje familjar, eshte e interesuar per kete.
Por ti nuk kupton!
Ti ke biznesin tend!
Diskutime rreth kësaj post