Presidenti Bujar Nishani ka kërkuar sot që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar për situatën alarmante sipas tij, të kanabisit.
Por, ditën që Nishani ka kërkuar këtë gjë, vjen ky dokument nga Komisioni Europian, që vlerëson luftën e qeverisë shqiptare kundër kanabisit.
Pikërisht me këtë dokument, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Nishanit dhe atyre që akuzojnë qeverinë, si të lidhur me drogën.
“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?!
Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit.
Bashkëngjitur letra e sotme e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, si kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes.
Suksese✌”, shkruan Rama
Diskutime rreth kësaj post