Paulovina, druri i veçantë nga Lindja e Largët, që ndryshe njihet edhe si bima e së ardhmes në industrinë e përpunimit të drurit, ka filluar të kultivohet gjerësisht edhe në Shqipëri.
Ky dru rritet disa herë më shpejtë se drunjtë e tjerë duke arritur 20 metra lartësi brenda shtatë vitesh, ndërsa të ardhurat që sigurohen nga kjo bimë janë të konsiderueshme, jo vetem nga përdorimi në tregun vendas, por edhe eksporti. Pas përhapjes në shumë vende të Evropës dhe Ballkanit, ajo po kultivohet gjerësisht edhe në disa zona të vendit tonë.
Ali Çoku, ekspert i bujqësisë shprehet, se, Paulovnina konsiderohet si pema e së ardhmes për shkak të raportit shumë të favorshëm të investimit dhe efektivitetit të kultivimit të saj. Rritja e çmimeve të druve për ngrohje, shkon në favor të zgjerimit të mbjelljes së këtij druri, për shkak të asaj se rritet shumë të shpejt në krahasim me drunjtë e tjerë për ngrohje, thotë Çoku, ndersa nenvizon se, rëndësia e madhe e Paulovinës njihet edhe në aspektin energjitike dhe karakteristikave të tjera, që e bëjnë mjaft të favorshme për mjedisin dhe blegtorinë.
Në Bushat të Shkodrës, tregon Çoku, Leon Jakaj është nje emigrant i kthyer në vendlindje pas një eksperience 15-vjeçare ne Australi. Ai gjatë kohës së qëndrimit në vendin e largët, ka punuar me kultivimin e kesaj peme të veçantë në plantacione të mëdha dhe tashmë përvojën e fituar atje po e shfrytëzon duke bërë biznes në fshatin e tij.
Paulovina fazën e saj të rritjes dhe zhvillimit e ka vetëm 7-8 vite. Pema ka diametër 50 -60 cm dhe një lartësi që varion nga 10 në 20 metër, Pema e rrallë ka disa karakteristika të ndryshme që e bëjnë atë shumë të përdorshme si material me rezistencë të fortë, që duron lagështirën, për edhe prodhim mobiliesh, etj. Por, kjo pemë ka edhe karakteristika të tjera që e bëjnë mjaft të favorshme për mjedisin.
Vetem vitin e fundit, thote Çoku, kjo bime po mbidhet edhe në zonat rurale të Durresit, Elbasanit, por dhe ne veri te vendit, ku nevojat për lende drusore janë edh me te medha. Ky dru kultivohet në vendet e rajonit si, Bullgari, Serbi apo Rumani, ku ka treguar rezultate të lakmueshme, andaj edhe kultivuesit janë të organizuar në institucione profesionale dhe shoqata të ndryshme që propagandojnë dhe mbështesin rritjen e saj.
Diskutime rreth kësaj post