Ilir Daja është larguar nga drejtimi i skuadrës së Tiranës.
Tekniku i bardhebluve ka ndërprerë me konsensus diten e sotme bashkpunimin me drejtuesit e ekipit.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të skuadrës kryeqytetase e cila shkruan se pavarsisht largimit nga pankina, Daja prite që të marrë një tjetër post në klub.
“KF Tirana ka vendosur sot te nderprese me konsensus bashkepunimin me trajnerin Ilir Daja. Mungesa e rezultateve eshte bere shkak per te mbyllur bashkepunimin. Ilir Daja nuk do te drejtoj me skuadren e pare por do te jete pjese e strukturave te klubit, pozicion per te cilin do te vendoset ne ditet ne vazhdim. Daja eshte ndare dhe pershendetur me skuadren dhe stafin teknik duke i uruar ekipit suksese. KF Tirana e falenderon trajnerin per kontributin e tij nje vjecar si dhe vlereson punen e bere.” shkruan klubi i Tiranës.
Në këtë sezon nën drejtimin e Dajës, Tirana ka grumbulluar 14-pikë duke u renditur në vendine katërt.
Diskutime rreth kësaj post