Një laborante e spitalit të Burrelit është gjetur e vdekur nga kolegët e punës. Policia njofton se në ambientet e laboratorit të analizave është konstatuar pa shenja jete E.T., 61 vjeçe, banuese në Burrel, laborante në spitalin e Burrelit.
Efektivët e policisë të sinjalizuar për rastin mbërritën në vendin e ngjarjes, ku në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune.
Gjatë këqyrjes së kufomës nga eksperti mjeko-ligjor shkaku paraprak i cili ka çuar në vdekjen e laborantes, dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Matit, për veprën penale “Ngjarje aksidentale”.
Diskutime rreth kësaj post