Sot në mesditë një nga portalet online ka publikuar një foto të kreut të PAA Agron Duka me kryeministrin Edi Rama.
Fotoja është bërë në ambjentet e Hotel Rogner dhe burime i thanë Citynews se fotografi mund të jetë shefi i dikurshëm i Çim Pekës, pronari i gazetës 55, Fahri Balliu.
Citynews komunikoi me zotin Duka, i cili tha se ishte ftuar për kafe nga kreu i qeverisë Rama gjatë aktivitetit për Universitetin Bujqësor në Kamëz.
Sipas Dukës, “ftesa ka qenë krejt normale për një kafe dhe unë me Edi Ramën, tha ai, jemi kundërshtarë politikë por jo armiq. Kafenë e kemi pirë te Rogner, kemi ndarë mendimet tona dhe është një kafe krejt normale midis dy kundërshtarëve politikë që tashmë në Shqipëri janë bërë të zakonshme”.
I pyetur nga Citynews në lidhje me një largim të tijin nga opozita dhe kalimin e tij në mazhorancë, Agron Duka tha se “PAA është aleate e PD dhje Lulzim Bashës dhe në zgjedhjet e ardhshme do të dalë në koalicion me këtë subjekt politik. Kafeja është thjesht kafe, kurse në zgjedhjet e ardhshme PAA, PD dhe aleatrë të tjerë do të punojnë dhe luftojnë për të fituar zgjedhjet dhe për të larguar qeverinë aktuale në pushtet, e cila drejtohet nga kryeministri Rama dhe kreu i LSI-së Meta”. /Citynews
Diskutime rreth kësaj post