Një anketim i fundit nga Aviva me 13 shtete ka zbuluar se britanikët nuk besojnë se janë duke bërë mjaftueshëm gjumë – 37 për qind e tyre ankohen se nuk kanë pushuar mirë gjatë një nate.
Rregulli i përgjithshëm për gjumë është se duhet të synoni të flini 7.7 orë në natë – ndërsa britanikët flenë mesatarisht 6.8 orë, transmeton Telegrafi.
Zvogëlimi i orëve të gjumit mund të rezultojë në një sërë çështjesh shëndetësore, duke përfshirë mungesën e përqendrimit de stresin.
Të ecurit përgjumur
Çrregullimet e gjumit mund të shkaktojnë stres dhe shqetësim, të cilat mund të shpin drejt të ecurit përgjumur.
Kjo mund të jet thjesht duke qëndruar ulur në shtrat me pamje konfuze, por, në raste ekstreme, personi i cili ecë përgjumur mund të provojë të bëjë edhe aktivitete ‘komplekse’ siç është gatimi apo vozitja e veturës.
Çfarë duhet të bëni nëse e shihni dikë duke ecur përgjumur?
– Hapi i parë që duhet të bëni është të siguroheni se personi është në një vend të sigurt
– Me qetësi i riktheni ata në shtrat
– Ndonjëherë, nëse me qetësi e zgjoni nga gjumi një person që ka qenë duke ecur përgjumur mund të parandalojë episodat e ardhshme të të ecurit përgjumur.
Nuk preferohet që t’i bërtitni dikujt që është duke ecur përgjumur sepse mund t’ju lëndojë ju apo vetveten.
Diskutime rreth kësaj post