Qeveria e Kosovës ka dërguar në Kuvend projektligjin e buxhetit për vitin 2017.
Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se buxheti për vitin 2017 do të jetë 1 miliard e 720 milionë euro, 6 për qind më i lartë se ai vitit 2016, raporton “Zeri.info”.
Ai theksoi se rritja ekonomike do të jetë 4.4 për qind.
Ndërsa për veteranët Hoti tha se janë ndarë 38 milionë euro ndërsa për invalidët 12 milionë, shuma këto të harmonizuara me FMN-në.
Ndërsa kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se buxheti për vitin 2017 është buxhet zhvillimor.
Mustafa tha se investimet kapitale do të rriten për rreth 50 për qind vitin e ardhshëm
Diskutime rreth kësaj post