Supersfida e javës së 9-të në Kategorinë Superiore mes Partizanit dhe Skëndërbeut që u zhvillua në “Elbasan Arena” degradoi në një dhunë të paprecedent në shkallët e stadiumit. Shefi i Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Lysjen Nurishmi I cili ishte dhe delegate në këtë takim, I’a ka hedhur fajin policisë për daljen e situatës jashtë kontrollit.
“Duhet të ketë një koordinim, pra edhe policia në rastet kur vepron, do të ishte mirë që përpara veprimeve të kishte një mini-mbledhje me zyrtarët e ndeshjeve dhe me klubin, për të marrë masa në rastet kur situata del jashtë kontrollit. Me rregullore, në rastet kur tifozët nuk qetësohen ose vazhdojnë veprimet e dhunshme, gjyqtari ndërpret lojën deri sa ai sektor i tribunës të zbrazet. Kështu shmangen incidentet dhe imazhet jo të mira për futbollin shqiptar.
Është momenti kur klubet të kenë një oficer sigurie, siç është e parashikuar edhe në rregullore. Ai ka detyrën të koordinojë masat paraprake me policinë dhe federatën, për të mos arritur deri në veprimet e dhunshme, ndërsa siguria në stadiume garantohet me ligj nga policia e shtetit dhe ne nuk mund të ndërhyjmë” Nurishmi.
Diskutime rreth kësaj post