Në një analizë për ricikiklimin e figurave që i shërbyen regjimit të kaluar edhe në fushën e letrave, pedagogu Mark Marku thotë se Dritëro Agolli nuk meriton atë vlerësim që i bëhet.
Sipas Markut, 90 për qind e veprës letrare e Agollit, është banale.
“Kemi dëgjuar të flitet gjithë këto ditë për Dritëro Agollin, dhe të flitet për të njëlloj si në kohën kur ai ishte shkrimtari më i promovuar i regjimit.
Ashtu siç po shfaqet prej më se një muaji Dritëro Agolli si patriark i letërsisë shqipe prej Akademisë së Shkencave.
Askush nuk e tha një fjalë se Dritëro Agolli qe një talent i madh i letërsisë, por që 90 për qind të veprës së tij e ka banale, sepse e vuri në shërbim të propagandës së regjimit komunist“- thotë Marku në një shkrim për Panorama.
Dritëhijet e Agollit si shkrimtar kanë të bëjnë edhe me të kaluarën e tij si ish-kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve.
“Askush nuk e tha një fjalë për angazhimin e tij në mitizimin e një diktatori dhe të shtetit të tij kriminal.
Dritëro Agolli mund të ketë qenë burrë i këndshëm, e madje edhe zemërmirë si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, por ai ka qenë kryetar i një institucioni që në piramidën e krimeve të kryera nga komunizmi ka pjesën e vet.
Kjo nuk do të përbënte asnjë pengesë që ajo pjesë e veprës që i mbetet, të promovohet”-thekson Marku.
Diskutime rreth kësaj post