Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financës ka vazhduar me diskutimin nen për nen të projektligjit “Për procedurat tatimore”. Pasi kanë kaluar në shqyrtim të gjitha nenet, përveç atij që ka të bëjë me Avokatin e Tatimpaguesit për të cilin do të bëhen propozime të reja që do të fuqizojnë rolin e këtij organi, nisur edhe nga propozimet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe nenit mbi vendosjen e gjobave për parapagimin e tatim fitimit.
Gjatë diskutimeve, në lidhje me gjobat e kësteve të tatim fitimit, zëvendëskryetari i komisionit Ridvan Bode tha se ata të cilët nuk paguajnë tatimin në paradhënie duhet të paguajnë koston shtesë, ku kjo mund të matet me dëmin nga mungesa e kësaj shume në buxhet. Sipas tij gjoba prej 15% është e lartë pasi rëndon biznesin.
Ndërsa kryetari i komisionit Erjon Braçe tha se nuk është legjitime vendosja e gjobës për parapagimet dhe duhet të rishikohet.
Diskutime pati edhe për gjobën prej 50 mije lekë për mos deklarimin e punonjësve, ligj i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Tashmë, për bizeneset të cilat janë subjekt i TVSh-së, gjoba është 20 mijë lekë, ndërsa për bizneset e vogla, 5 mijë lekë.
Diskutime rreth kësaj post