Rënia historike e çmimeve të naftës në dy vitet e fundit duket se i ka vënë vulën furnizimit në perspektivat afatgjata me çmime të ulëta. Sipas një analize që ka bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar, kërkesa për naftë në të ardhmen do të kufizohet nga rritja e ngadaltë e tregjeve në zhvillim dhe përpjekjet globale për të ulur më tej emetimet e karbonit. Të gjitha këto zhvillime kanë çuar në një “normalitet të ri” për çmimet e naftës.
Edhe pse rënia e çmimeve shkaktoi një rënie masive të investimeve në naftë, prodhimi nuk reagoi me ulje, duke e mbajtur ofertën njësoj. Edhe pse kostot e larta të naftës argjilore kanë frenuar prodhimin, pjesëmarrësit në tregun e naftës kanë befasuar duke ofruar çmime më të ulëta se në vitin 2015.
Nga ana tjetër, kompanitë e mëdha të nxjerrjes së naftës i kanë shkurtuar ndjeshëm shpenzimet, nëpërmjet rritjes së efikasitetit teknologjik.
Edhe pse vendet e jo-OPEC kanë reduktuar prodhimin më 2016, konsumi ende mbetet më i ulët se prodhimi. Shumë ekspertë presin që tregjet e naftës të balancohen disi në vitin 2017, megjithëse inventarët e sektorit janë të larta. Por, nga ana tjetër, ka pasiguri sa i përket furnizimit, për shkak të kostove që kërkon prodhimi argjilor. Ky lloj prodhimi mund të shtojë flukset e prodhimit për çështje javësh dhe të ndryshojë dinamikën e prodhimit në mënyrë të konsiderueshme.
Nga ana tjetër, vendet e OPEC-ut dhe Rusia janë në një fazë prodhimi të bollshëm dhe kthimi i Iranit në tregje e ka shtuar edhe më shumë furnizimin. (Ndërsa anëtarët e OPEC kanë rënë dakord së fundmi për të ulur prodhimin, por marrëveshja, ende nuk është finalizuar.) Por ka faktorë të tjerë në lojë. Të dhënat e fundit sugjerojnë se prodhimi mund të jetë më elastik se sa pritej. Dhe një vendim i mundshëm për shkurtimin e prodhimit nga OPEC-u do të stimulojë më tej prodhimin nga shtresat argjilore.
Çmimet në rënie kanë nxitur rritjen e kërkesës për naftë, e cila shënoi rekordin në rreth 1.8 milionë fuçi në ditë në vitin 2015. Kjo kërkesë pritet të ngadalësohet në nivelin prej 1.2 milionë fuçish në ditë për 2016-2017. Një pjesë e konsiderueshme e rritjes së kërkesës për naftë i atribuohet rënies së çmimeve. Me hapësirë të kufizuar për rënie të mëtejshme të çmimeve në terma të dollarit, rritja e kërkesës për naftë do të varet kryesisht nga perspektivat për rritjen ekonomike globale.
FMN vlerëson se perspektiva për rritjen e kërkesës nuk është inkurajuese. Në dy vitet e fundit, kërkesa për naftë është nxitur nga Kina dhe vende të tjera në zhvillim. Ndërsa Kina është përgjegjëse për vetëm 15% të konsumit të naftës botërore, kontributi i saj në rritjen e kërkesës për naftë është i konsiderueshëm, pasi ekonomia e saj po rritet shumë më shpejt se ato të kombeve të përparuara (e njëjta gjë është e vërtetë për disa vende të tjera në zhvillim). Rritjet e ngadalta në ekonomitë në zhvillim mund të ndryshojë pamjen e kërkesës në mënyrë të konsiderueshme. Ndryshimi strukturor në ekonomitë në zhvillim, veçanërisht në përpjekjet e Kinës për të kaluar nga investimet dhe eksporti drejt rritjes së kërkesës së brendshme po çon modelin e rritjes në implikime të mëdha.
Gjithashtu politikat e energjisë do të duhet të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme për të përmbushur qëllimet e caktuara në Konferencën e Parisit mbi Klimën më 2015, mbi reduktimet (COP21). Kështu një pjesë e rëndësishme e rezervave të naftës do të duhet të mbeten nën tokë dhe të padjegura.
Projeksionet e fundit kanë treguar se perspektivat për çmime më të larta të naftës janë përkeqësuar. Kjo nuk duhet të vijë si një e papritur. Rishikimet në rënie të rritjes globale, sidomos për tregjet në zhvillim, kompensohen nga faktorët mbështetës, të tillë si rritja e kërkesës për naftë nxitur nga çmimet më të ulëta në vitin e kaluar.
Diskutime rreth kësaj post