Truku është se mund ta palosni rrafsh sikur çarçafin e thjeshtë, sepse ndryshe gjithmonë do të duket me rrudha dhe i parregullt. Problemi është te llastiku. Shikojeni…
Mbani skajet e çarçafit në duar, rrotullojeni nga ana e prapme dhe futeni njërin skaj në tjetrin. Pastaj skajet me llastik sërish merrni në të dyja duart dhe paloseni sërish përgjysmë.
Shtrijeni çarçafin në krevat dhe paloseni nga ana e brendshme në anën e gjatë. Pastaj sërish paloseni nga ana e gjatë. Do të jetë i palosur mirë dhe do të zërë shumë pak vend në dollap.
Nëse e keni tharë në tharëse rrobash, duhet ta palosni menjëherë në mënyrë që të mos rrudhet, transmeton Telegrafi.
Shikojeni videon se si duhet ta palosni çarçafin:
Diskutime rreth kësaj post