Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), përmes deputetes Kejdi Mehmetaj, ka kërkuar në Kuvend një seancë me pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, lidhur me pranimet e reja në universitetet.
Në kërkesën drejtuar se fundi kryetarit të Kuvendit, deputetja Mehmetaj kërkon përgjigje nga ministrja Nikolla se sa funksional ishte procesi i ndjekur për hyrjet në universitete për këtë vit të ri akademik, sa është ruajtur parimi “meritë-preferencë” dhe a kanë qënë të drejta kriteret e vendosura për studentët aplikues.
Një tjetër shqetësim i ngritur prej saj dhe për të cilin ajo kërkon përgjigje nga ministria e Arsimit është dhe numri i kuotave në universitetet publike, për të cilën thotë Mehmetaj, ka pasur shumë paqartësi dhe mungesë transparence.
Diskutime rreth kësaj post