Partitë e vogla parlamentare dhe joparlamentare kanë zhvilluar sot takimin e radhës që përkoi me njëvjetorin e tryezës për zgjedhje të lira e me standarde.
Partitë e vogla politike propozuan sot ndryshimet e mundshme zgjedhore për t’ia përcjellë Komisionit të Posacëm Parlamentar, siç janë administrimi i procesit zgjedhor nga njërëz jo politike, financimi i partive politike nga buxheti i shtetit, prezantimi i listave të hapura dhe pranimi sitemit të korrektuar kombëtar.
Koordinatori për partitë e vogla, Eduart Abazi, tha se “Besuam se zëri i përfaqësuesve të mbi 1/3 së shqiptarëve do arrinte të dëgjohej, por u ndeshem me murin e shurdhër të partive të mëdha. Ne sot do të hartojmë propozimet që janë të mundshme të realizohen deri në afatin e fundit, 20 dhjetori dhe t’ia përcjelle Komisionit të Posacëm”.
Krerë të partive te vogla politike deklaruan qendrimin e tyre per te braktisur aleancat nese nuk pranohen ndryshimet. Ata ripërsëritën idenë e krijimit të një aleancë të përbashkët mes partive të vogla përtej ngjyrimeve politike, duke zhveshur kështu partitë e mëdha nga aleancat, por iniciativat politike dhe vendimet do të merren në takimin e ardhshem, ku mund të finalizohet një qëndrim politik.
Diskutime rreth kësaj post