Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua sot me fermerë të Gruemirës në Malësi të Madhe.
Në bashkëbisedim me fermerët, Basha deklaroi se zgjidhja për fshatin, zgjidhja për fermat, zgjidhja për fermerët, është subvencioni. “Nuk ka zgjidhje tjetër, se përndryshe nuk e bënte Europa, subvencionet në vitin tonë të parë do të jenë 100 milionë euro dhe do të shkojnë tek grumbulluesit dhe fermeri, drejtperdrejtë pa NIPT, pa burokraci.”, tha Basha
Po ashtu, Basha në dëgjimin dhe bashkëbisedimin me drejtues të strukturave të PD në Malësi të Madhe, tha se në qoftë se dikush mungon dhe i thotë vetes demokrat, që është gati për të ndarë kontributin e tij apo të saj, është detyra jonë ta thërrasim e t’i themi që të kemi pritur. Në këtë betejë nuk mund, nuk duhet e nuk do të mungojë asnjë demokrat, asnjë burrë apo grua që kërkon largimin e qeverisë”.
Diskutime rreth kësaj post