Shoqatat e ndryshme dhe shoqëria civile kërkojnë nga qeveria që të përcaktojë minimumin jetik në Shqipëri. Minimumi jetik konsiderohet si një madhësi që tregon se sa duhet të jenë të ardhurat që duhet të disponojë një njeri që të mbijetojë. Të gjithë ata persona të cilët disponojnë më pak të ardhura se kjo madhësi (që shpesh quhet dhe kufiri i varfërisë) konsiderohen të varfër. Mbi bazën e minimumit jetik zyrtar, më tej përcaktohet edhe masa e pensioneve, përfitimet e ndihmës ekonomike, aftësisë së kufizuar, etj.
Deri më tani masa e përfitimeve është përcaktuar duke mos e marrë parasysh këtë aspekt, dhe thuajse për të gjitha kategoritë ajo është e pamjaftueshme për jetesën mujore. Për këtë qëllim dhe në mungesë të iniciativës nga qeveria, një grup punë nga shoqatat dhe Avokati i Popullit kanë përcaktuar minimumin jetik për herë të parë pas 25 vitesh.
Buxheti minimal që i duhet një personi për të jetuar në muaj është 16 mijë lekë ku përfshihen shpenzimet ushqimore dhe jo ushimore. Por aktualisht, pjesa më e madhe e popullsisë që trajtohen me ndihmë financiare nga shteti, si pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, me asistencë sociale, apo ndihmë ekonomike përfitojnë nën minimum.
Hapi i dytë është që qeveria të marrë parasysh këtë vlerë dhe të ofrojë pagesa më dinjitoze për qytetarët. Sipas të dhënave zyrtare të treguesve të nivelit të varfërisë, rezulton se rreth 14.3 për qind e familjeve në vend jetojnë në varfëri absolute, me rreth 4891 lekë në muaj për frymë dhe 2.2 për qind e popullësisë jeton në varfëri ekstreme.
Diskutime rreth kësaj post