Të gjitha projekt-propozimet që kanë të bëjnë me fushën e turizmit dhe që do të mbërrijnë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nga aktorë të ndryshëm, të huaj ose vendas, do të duhet të zbatojnë disa kritere të qarta. Udhëzimi i ministrisë ka hyrë tashmë në fuqi dhe aktivitetet e propozuara duhet të përfundojnë brenda datës 31 dhjetor.
Tematikat kanë të bëjnë me përmirësimin e produkteve turistike si në fushën e etnografisë, kulturës, aventurës, gastronimisë, etj., dhe në promovimin e tyre. Subjektet duhet të paraqesin një sërë dokumentesh ku mbi të gjitha duhet të vërtetojnë se janë në gjendje që të financojnë 100% të gjitha kostot e projekteve.
Nëse aplikuesi është i huaj, ai duhet të vërtetojë se i plotëson të gjitha kërkesat me dokumente. Zyrtarisht thirrjet për projektet do të mbyllen në datë 13 nëntor dhe pas kësaj date nuk d0 të pranohet asnjë aplikim. Procesi i vlerësimit zgjat 10 ditë dhe fondi në dispozicion është 22 milionë lekë.
Diskutime rreth kësaj post