Intervista e kryeministrit Edi Rama në Klan Kosova, ka shkaktuar furtunë reagimesh.
Qytetarët kosovarë kanë shpërthyer në mesazhe mbështetëse ndaj tij.
Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë me gazetarët kritikë ndaj Ramës në Kosovë.
Berat Buzhala thotë se ka qenë i ftuar, por me mirëkutim nuk shkoi në emision, pasi sipas tij, ai do ta rrëzonte Edi Ramën në tuç.
“Kur te thehet kerri rruge ka boll, ama une kurre nuk kisha pranu me shku ne debat me nje kryeminister kur ka publik brenda. Kjo eshte e para. Sepse patjeter qe publiku ne mes meje dhe Rames, more edhe Vucicit, e zgjedh kete te fundit. Eshte e pritshme kjo.
E dyta, une kurre nuk kisha shku ne debat me Edi Ramen, veti i 6’ti analist, duke e ditur qe edhe moderatorin e kam kunder. Kjo per faktin se une nuk shkoj dikund vec me e bo pyetjen. Sepse nese eshte puna vec per nje pyetje, atehere ia çoj me shkrim.
E treta, une kurre nuk isha ule fizikisht poshte kryeministrit, se ka shume rendesi te madhe psikologjike. Dukesh si publik, e jo si i barabarte me nje debat.
E katra, nese kryeministrit nuk i vjen marre me ofendu, as mu nuk kish me me ardh marre. E per me ofendu Ramen ka material sa te dush.
Sot duhna me e keqyr debatin, mirepo sa me treguan, askush prej panelisteve nuk e ka permend Ivo Andricin, Emir Nemanja Kusturicen, Goran Bregovicin.
Perndryshe e kam pase nje far ‘ftese’ me shku ne panel, pastaj une i kam pase vrejtjet dhe sugjerimet e mia per debatin (ku perfshihen keto qe i kam pershkru me late), pastaj ftesa u anulu – ndoshta me njefar mirekuptimi te dy anshem.
Hajt obu, qe thojke ni shok i jemi “harrohet ne 2050’ten”, shkruan Buzhala.
Ndërsa për Arbana Xharrën, nuk ka dyshime se Edi Rama është arrogant. Dhe tregohet shumë e egër me publikun që po e pëlqen në rrjetet sociale kryeministrin shqiptar.
“Po e duartrokisni arrogancën e Ramës?! A po i shihni pasojat e mentalitetit provincial, shtu kësaj edhe mendësinë komuniste: “Se unë e kam mirë e ju të gjithë keq”. Dhe jo vetëm nënçmimi që Rama po ua bënë bashkëbiseduesve, po edhe vendosja e karrigeve të tyre një shkallë më poshtë nga Batoni janë poshtërsi. Sidoqoftë, Baton Haxhiu veç që s’ia lustroi këpucët Ramës. Kurse nga i gjithë grupi i analistëve, më të përgatiturit ishin Astrit Gashi dhe Dastid Pallaska”, shkruan Xharra./TemA/
Diskutime rreth kësaj post