Zbulohen detaje të reja nga plagosja e një 29-vjeçari në një zonë të populluar në kryeqytet, tek ish-Ekspozita, afër gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.
Gazetarja Dorjana Bezat konfirmon për BalkanWeb e News 24 se ka dyshime të forta që të riut Andi Mustafaraj i është bërë atentat dhe ngjarja ka lidhje me një tjetër vrasje të bujshme në kryeqytet, atë të Elton Çiços.
Po sipas saj, ka dyshime të forta që Mustafaraj të jetë mik i Elton Çiços, madje edhe atentati është i së njëjtës formë, në lokal në zonë të populluar.
Ai ka qënë i ulur vetëm në verandën e një lokali në momentin që është qëlluar. Një person ende i paidentifikuar i është afruar dhe ka qëlluar tre herë me armë, dy prej plumbave e kanë prekur njëri në shpatull dhe tjetri në krahë.
Më të kryer krimin, autori është larguar në këmbë, ndërsa dyshohet që një automjet e priste në një rrugicë që lidh bulevardin me lokalin.
Nuk ka ende informacione nëse Mustafarja kishte precedentë të mëparshëm penale, por dyshohet se ai ka qenë pjesë e bandës së Elton Çiços që e kanë pasuar aktivitetin e tyre në Tepelenë.
Gazetarja Bezat tha ndër të tjera se ndonëse ngjarja ndodhi pak metra larg drejtorisë së Policisë së Tiranës, efektivët kanë marrë njoftim për ngjarjen me vonesë, madje gazetarët kanë qenë në vendngjarje para tyre.
Diskutime rreth kësaj post