Sfida mes Shqipërisë dhe Izraelit e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.
Lajmi është zyrtarizuar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit e cila në një njoftim për mediat thekson se ky takim do të zhvillohet në impiantin e Shkodrës duke hedhur poshtë lajmet se kjo sfidë mund të zhvendosej në “Elbasan Arena” në rast të mbylljes së “Loro Boriçit”.
Më tej FSHF-ja bën të ditur se shitja e biletave për këtë takim vijon normalisht.
Takimi mes Shqipërisë dhe Izraelit do të luhet më datë 12 nëntor në orën 20:45. Një ndeshje e rëndësishme për kuqezinjtë përballë një rivali direkt për vendin e tretë, ku që të dyja kombëtaret kanë nga gjashtë pikë në grupin G.
Diskutime rreth kësaj post