Partizani-Skëndërbeu është supersfida e kësaj jave në Kategorinë Superiore, pasi janë dy ekipet kryesore për të fituar titullin kampion.
Një sfidë e cila pritet që të dhurojë mjaft emocione pasi të dy ekipet kanë të njëjtin qëllim marrjen e tre pikëve.
Në konferencën për shtyp Emiliano Vila është shprehur se Partizani në këtë takim nuk do të diskutojë asnjë rezultat tjetër përvecc fitores.
“Eshtë një takim shumë i fortë pasi luajmë ndaj rivalit tonë kryesor , është ndeshja e radhës ku ne na kërkohet të japim maksimumin si skuadër për të arritur objektivin e këtij 90 minutëshi fitimin e 3 pikëve. Vijmë në këtë përballje pas 3 fitoresh radhazi ku sigurisht kanë ndikuar në moralin e skuadrës, por gjithsesi edhe kundërshtari gëzon një grup të mirë lojtarësh panvarësisht luhatjeve të rezultateve që ka patur në ndeshjet e fundit ndaj duhet të jemi të motivuar për këtë përballje.”
Më tej mesfushori durrsak tha se me ardhjen e trajnerit të ri gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë.
“Me ardhjen e trainerit Starova gjërat kanë ndryshuar pozitivisht , e kam thënë edhe më përpara se Starova i trasmeton ekipit një forcë tjetër, i merr maksimumin lojtarëve dhe në çdo pozicion që traineri do të më caktoj do të jap maksimumin tim në fushë.” tha Vila
Partizani Skëndërbeu do të luhet ditën e dielë në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”
Diskutime rreth kësaj post