Debati për dekorimet nga presidenti Nishani ndaj disa ballistëve është zhvendosur në parlament.
Duke folur për bujqësinë Edi Paloka tha se kryeministri tallet me fermerët.
“Njëherë u thua si të duron gruaja në shtëpi, njëherë u thua jam me Partizanin”, tha Paloka.
Menjëherë ka marr fjalën kryeministri i cili ka thënë:
“E para e punës unë jam me Partizanin, nuk jam me Ballin Kombëtar.
E keni trajtuar shtetin si një pulë, qe e keni shqyer.
Jeni pasardhësit e Ballit Kombetar. Keni të drejtë t’i dekoroni sepse jeni njësoj si ata.
E dyta kur shkoni te varrezat e dëshmorëve dhe përkuleni, te partizanët shkoni përkuleni, me Saliun në krye, sepse nuk keni rrugë tjetër.
Kthehemi tek bujqësia.
Të gjithë ata që jetojnë në fshat janë më të mençuar sesa i kujtoni ju.
Mencuria e tyre është më tepër e mjaftueshme për t’ju parë ju si cirkun për të argëtuar kooperativën. Jeni një cirk që argëtoni njërzit në fshat, kur thoni ju është rritur taksa”, tha kryeministri.
Pas tij e ka marrë sërish fjalën Paloka, që ka thënë se ai është djalë partizani, ndryshe nga Rama.
“Im atë ka qenë partizan, nuk e di a ka qenë yt atë, nuk e besoj. Por sot do turpërohesha nëse im atë do deklaronte atë që the këtu.
Edhe Mehmet Shehu vetë, për aktin që kreu, kërkoi ndjesë, e quajti gabim. Ky zotëria na thotë se jemi pasardhës.
Ti je rritur në hijen e atyre monumenteve, por kjo nuk është për t’u mburrur. E kam fjalin për aktet që firmoste yt atë për pushkatimin e poetëve,”iu përgjigj Paloka.
Rama ia ka kthyer me ironi:
“Çështjen e partizanëve e hape vetë, qenke edhe djalë partizani përveç të tjerash. Vjen këtu e tallesh.
Sa për ata që u vranë tërësisht në mënyrë të padrejtë, mos i ngatërro.
Ka pasur në gjirin e Ballit Kombëtar patriotë dhe nacionalistë të ndershëm, këtë nuk e ka vënë askush në dyshim, përveç Saliut.
Por që ju jeni pasaardhës të Ballit Kombëtar të Shefqet Musarajt, kjo nuk ka pikë dyshimi.
Dhe zotrote, djalë partizani, ky është shembull drithërues.
Djali i partizanit rreh gjoksin për pulat e Ballit Kombëtar”.
Diskutime rreth kësaj post