Nga Muharrem Xhafa
“Keqardhje” qe behet “viktime” e keshilletareve te paafte!!
“Keqardhje” qe hyn ne “debate” edhe me njerez te thjeshte, ne kundershtim me funksionin e tij si perfaqesues i “unitetit” te popullit!
Por “beri mire” qe, ne fund te mandatit si president i vendit, doli hapur, duke treguar se kë ka perfaqesuar e kë ka mbrojtur gjate mandatit te tij si kryetar i shtetit shqiptar!
Ne lajmet e drekes e te mbremjes bota degjoi presidentin Nishani te vleresonte mesazhet dhe kritikat ne adrese te tij per dekorimin e 67 ballisteve te vrare nga forcat partizane ne Myzeqe te Lushnjes, 73 vjet me pare, si deklarata, opinione e qendrime enveristesh, komunistesh dhe nostalgjikesh te LANÇ-it!
Ndersa e degjoja edhe une, mendja me çonte te funksioni Presidentit te vendit dhe me vete thoshja: Ore, po, si i lejon vetes te jete kaq i papjekur ky njeri, qe mban postin e Presidentit te vendit, dhe jo te kryetarit te PD-se, sa te hyje ne debate me popullin?! Ore, po, si i lejon vetes ky njeri te çohet kunder atyre qe bene kritika per veprimet e gabuara te presidentit, kur ata qe ngriten zerin ishin jo nje a disa vete, po, sic lexuam, ishin shume, popull, ishin institucione, ishin forca politike, ishin organizata shoqerore e personalitete?!
Ore, po, perse Nishani president eshte kaq shume nostalgjik per pushtuesit nazifashiste dhe mbeshtetes i flakte i tyre?! Ore, po, cfare borxhesh ka Nishani ndaj pushtuesve te huaj, organizatave kolaboracioniste e reaksionit antishqiptar, qe merakoset per t’u sherbyer aq besnikerisht?!
Presidenti Nishani as qe do te dije per keto, por do te bente mire t’u kerkonte falje te gjithve atyre qe i lendoi padrejtesisht!
Diskutime rreth kësaj post