Kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur sot për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pezulloi ligjin e Vetting-ut. Sipas tij ky është një vendim i ndërmjetëm, por i drejtë.
Kujtojmë që ishte Partia Demokratike e cila e dërgoi në Kushtetuese atë ligj.
“Është nje vendim i ndërmjetëm, ne presim vendimin përfundimtar, pa dyshim si vendim i ndërmjetëm është vendim i drejtë sepse i mohon Edi Ramës mundësinë që përmes qehajajve të tij të vendosë se cilët prokurorë janë të korruptuar dhe cilët nuk janë”, tha kreu i opozitës në një komunikim me mediat në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.
Diskutime rreth kësaj post