Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, I ka dërguar mesazh ngushëllimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të njohur, Safet Berishës.
Në letrën e tij Infatino shkruan. “Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta, pasi mësova për humbjen e lojtarit të ekipit kombëtar shqiptar.
Safet Berisha ish-futbollist i Lokomotivës së Durrësit, i Partizanit të Tiranës dhe i ekipit kombëtar i cili ka veshur 21 herë, bluzën kësaj skuadre.Në emër të anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, do t’ju isha mirënjohës,në rast se ju, do ti shprehnit familjes dhe njerëzve e tij të dashur, ngushëllimet tona.
Gjithashtu shpresoj që në një farë mënyre fjalët tona të mbështetjes, të sjellin pak paqe dhe qetësi, në këtë çast të dhimbshëm” shkruan Gianni Infantino.
Safet Berisha u nda pak ditë më parë nga jeta në moshën në moshën 67 vjeçare. Ai ka qenë një ndër futbollistët më të shquar të brezit të tij.
Diskutime rreth kësaj post