Pas lajmit se Gianni De Biasi është një nga alternativat për të marrë drejtimin e skuadrës së Interit ka ardhur dhe reagimi I trajnerit të kombëtares shqiptare.
Në një intervistë të dhënë për mediat lokale në Udine, De Biasi është shprehur se nëse do ti vinte ndonjë telefonatë nga drejtuesit zikaltër nuk do ta anashkalonte.
“Do përgjigjesha dhe do bisedoja” tha De Biasi.
Më tej ai analizoi dhe gjëndjen e skuadrës së Interit. “Pas Tripletës e kanë humbur sigurinë. Duket sikur nuk dinë ç’peshq të kapin”.
Tekniku I kombëtares shqiptare është në listën e trajnerve të mundshëm që mund të marrin drejtimin e ekipit të Interit në rast largimi të Frank De Boer.
Diskutime rreth kësaj post