Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka revoltuar qindra qytetarë të Shkodrës, pasi për të zgjeruar një rrugë në këtë qytet, ka vendosur të prishë një park.
Vendimi i saj ka sjellë edhe reagimin e Ramës, që vazhdon të habitet me këmbënguljen e Ademit për të mos prishur ato pak ndërtesa që kanë mbetur rreth stadiumit “Loro Boriçi”, kusht ky i vënë nga UEFA, ndryshe stadium mund të mos përdoret për ndeshje ndërkombëtare.
“Si mundet mendja t’i thotë një njeriu në krye të qytetit, se për të shkulur krejt gjelbërimin brenda lagjes e zgjeruar rrugën pa asnjë arsye është kollaj fare, ndërsa për të hapur sheshin para stadiumit të ri (investimi më i madh public në historinë e qytetit) është e pamundur sepse për shkaqe “sociale” këta çibanë betoni e ndryshku nuk u shkulkan dot?!?
Kjo është mendja e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme që drejton sot Shkodrën, që në kohëra të vjetra i jepte leksione shijeje europiane jo veç Shqipërisë po dhe fqinjëve në veri!
Çfarë shembulli rrëqethës, i kokëboshllëkut që ka karakterizuar, për plot 25 vjet, politikën e atyre që rrënuan qytetet e Shqipërisë, e i kthyen në pazare orientalë ku nuk fryu asnjë fllad Europe!…
Janë po ata që sot, bërtasin “Ngrihuni të shpëtojmë Shqipërinë!“, shkruan Rama, që ka postuar një foto nga ndërhyrja e Ademit, për të prishur parkun e një lagjie dhe një foto të objekteve në krah të stadiumit, që ajo kundërshton të prishë.
Diskutime rreth kësaj post