Fotoja e Ji Honghong, një vajzë 6 vjeçare e cila bën detyrat në rrugë, e publikuar në fillim nga People’s Daily Online dhe më pas nga të tjera media evropiane po bën xhiron e botës.
E mbuluar me një mushama për tu mbrojtur nga i ftohti i Linvi (provinca e Shandong, në veri-lindje të Kinës) Ji nuk heq dorë nga studimi dhe bën detyrat pavarësisht se gjendet në rrugë duke lypur me të atin.
Vajza frekuenton rregullisht shkollën fillore, por gjatë fundjavës babai e merr me vete, kur kërkon lëmoshë në rrugë.
Diskutime rreth kësaj post