SHBA dhe BE kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloin ditën e sotme ligjin e Vetingut.
Me anë të një deklarate për shtyp, SHBA dhe BE deklarojnë se do mbeten të përkushtuara për zbatimin e plotë të reformës së gjyqësorit.
Deklarata:
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e Vetingut dhe pezulluar zbatimin e tij.
Gjykata Kushtetuese ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias.
Nxisim që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbeten të përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të reformës së gjyqësorit.
Diskutime rreth kësaj post