Erdhi me shumë bujë tek Manchester United ku dhe në debutimin e tij arriti që të bëjë paraqitje spektakolare.
Bëhet fjalë për sulmuesin suedez Zllatan Ibrahimovic i cili pas ndeshjes së humbur kundër Chelsea me rezultatin 4-0 është vënë në qëndër të kritikave.
Kjo pasi Ibrahimovic cilësohet si pika më e fortë e “Djajve të Kuq” në sulm por deri më tani nuk ka arritur që të bëjë diferencën sidomos në ndeshjet decisive.
Suedezi deri tani ka shënuar 6 gola me fanelën e “Djajve të Kuq”, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit nuk ka shënuar asnjë gol.
Kjo ka bërë që mediat dhe tifozat e kuq ta vendosin në qëndër të kritikave duke kërkuar që të mos jetë më titullar.
“Manchester Evening News” ka shkruar duke I bërë apel trajnerit Jose Mourinho që të lërë në stol suedezin dhe në vendin e tij të aktivizojë Rashford ose Martial.
Diskutime rreth kësaj post