Zërat për një largim të Frank De Boer nga skuadra e interit janë shtuar shumë ditët e fundit duke parë performancën e dobët të skuadërs zikaltër në kampionat.
Humbja në fundjavë ndaj Atalantës lëkundi pozitat e hollandezit në krye të pankinës së interit por De Boer në konferencën për shtyp është shfaqur i qetë.
Ai u shpreh se nuk i intresojn aspak këto zëra dhe është i përqëndruar tek sfida e rradhës.
“Më kanë cilësuar të mbaruar edhe herë të tjera por unë nuk kërkoj hakmarrje. Jam i lodhur duke komentuar këto zëra. Nga kjo situatë mund të dalim nëse qëndrojmë të bashkuar, shoqëria, stafi dhe lojtarët.
Klubi ka besim te unë dhe e di shumë mirë që kam ardhur në momentet e fundit dhe më duhet kohë. Nuk mund të mendosh se mund të ndryshosh gjithçka brenda pak javësh. Pjesa e parë në Bergamo ishte më e keqja që kur unë jam këtu. Jam i bindur se skuadra më ndjek ende. Torino po kalon një moment shumë të mirë por tani nuk mund të gabojmë më” tha De Boer.
Diskutime rreth kësaj post