“Donald Trump ishte një bishë në atë kohë”, kështu e nisin rrëfimin dy persona që kanë dashur të ngelen anonimë.
Ata thonë se kanë shërbyer në festat që Trump organizonte nga viti 1988 deri në 1995 kur sapo kishte marrë pronësinë e Hotel Plaza në Manhattan.
Sipas dëshmive, Trump organizonte festa me seks, kokainë dhe modele të mitura që shpesh ishin të moshës deri në 15 vjeç.
Dëshmitarët kanë folur për gazetën Daily Beast duke përshkruar ato që ndodhnin në festat e Trump.
Në atë kohë Trump ishte martuar me gruan e tij të dytë, Marla Maples.
Por kjo nuk duket se e ndalonte miliarderin të shijonte jetën e bukur.
Trump ende nuk ka reaguar ndaj këtyre dëshmive, por natyrisht që pritet t’i mohojë.
9 femra kanë akuzuar miliarderin njujorkez për ngacmime seksuale të ndodhura vite më parë.
Ai i ka mohuar dhe ka thënë se do të hedhë në gjyq këdo që shpif ndaj tij./TemA
Diskutime rreth kësaj post