Partizani-Skëndërbeu do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Drejtuesit e skuadrës së Partizanit kishin kërkuar që kjo sfidë të luhet në kryeqytet në stadiumin “Selman Stermasi” por nuk kanë mundur dot që të bien dakord me përfaqëusesit e Tiranës.
Kjo pasi fusha e stadiumin “Selman Stermasi” nuk është në gjëndjen e duhur dhe impianti do të qëndrojë i mbyllur. Në këtë mënyrë sfida është spostuar në Elbasan dhe do të luhet në orën 17:00.
Kjo është sfida kryesore e kësaj jave ku përballen dy ekipet pretendente për titullin kampion.
Skuadra e Skëndërbeut renditet në vendin e parë në tabelën e renditjes me 19 pikë të grumbulluara, ndërsa Partizani klasifikohet në vendin e dyte me 17 pikë.
Sfida kyresore e kësaj jave do të luhet në ditën e dielë.
Diskutime rreth kësaj post