Rreth 700 kg marijuanë me vlerë 5 milionë euro është sekuestruar në brigjet italiane në Bari, në komunën Torre a Mare.
Ndërsa në praga ra 64 vjecari Renato Colasuonno, trafikant i njohur droge në shtetin fqinj.
Mediat italiane shkruajnë se lënda narkotike është transportuar me një mjet lundrues nga Shqipëria.
Ngarkesa është identifikuar nga policia kufitare gjatë natës në brigjet italiane. Lëvizjet e trafikanti shtuan dyshimet e policisë, të cilët e ndoqën në fshehtësi ndërsa ngarkonte lëndën narkotike në automjet për ta transportuar në një banesë të braktisur ne Torre a Mare.
Sipas informacioneve të para të policisë italiane, ky operacion antidrogë ka nisur pas mesnatës, kur helikopteri i Rojes bregdetare të Barit ka identifikuar në mes të detit mjetin lundrues me një person në bord i ngarkuar me thasë të dyshimtë.
Italiani 64 vjecar Renato Colasuonno është arrestuar në flagrancë dhe akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndës narkotike.
Diskutime rreth kësaj post