Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, eshte munduar te fshije cdo aludim mbi probleme te mundshme ne koalicionin qe mban ne kembe qeverine qe ai kryeson.
Por duket se aleatet e tij kryesore ne kete koalicion, nuk mendojne keshtu.
LSI po perdor nje fushate te brendeshme partiake, formale dhe pa asnje vlere nga pikpamja e gares, per te konkuruar te pakten ne publik, me idene e nje force politike qe duhet te qeverise e vetme.
Te gjithe e dine se ajo eshte parti e Ilir Metes dhe cdo gare ne te eshte e pavlere, por te gjithe po kuptojne se kjo “ngjarje” qe perseritet po njesoj cdo here, po sjell ne publik me shume zhargonin e nje afrimi politik me PD se sa te konsolidimit te nje marredhenie brenda koalicionit.
Diversiteti nuk mund te justifikoje as gjuhen e drunjte te Ilir Metes, as ate banale te Perparim Spahiut, as ate te lyer me boje te Shezai Rrokajt. Ne fakt eshte nje sulm permanent qe ndodh.
Kryetari i PS Edi Rama ose ben me zorr naivin, ose ka zgjedhur te kape nje pozicion qe nuk e identifikon me njeriun qe eshte problemi ne kete koalicion.
I pyetur ne Gjirokaster-gjate nje turi ku u pane me shume deputeti dhe shoqja e tij qe drejtojne LSI vendore atje, per marredheniet me LSI, Edi Rama tha:
“Kjo nuk ka asnjë lidhje. Ne jemi në punën tonë, LSI është në punën e saj. Jemi dy parti të një aleance dhe terreni është kaq i madh sa, jo vetëm ka vend për t’u rritur së bashku, por ka edhe nevojë për t’u rritur së bashku”.
Por duket se keto fjale as qe do njeri ti degjoje ne LSI.
Atje vazhdon axhenda dhe ne te jane pjese edhe provokimet e perditshme te nje ministri ne qeverine e Edi Rames, Ylli Manjanit.
Ai ka mendim te tijin, por gjithnje ne sulm ndaj qeverise ku ben pjese dhe, nje shenjester-ate shenjester qe LSI e ndan ne menyre te menduar me PD, Saimir Tahirin, ministrin e Brendshem./skandal.al
Diskutime rreth kësaj post