Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dënuar me 4.5 vjet burg gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda, i cili akuzohet për korrupsion.
Prokuroria pati kërkuar 5 vjet dënim, por gjykata ka dhënë 4 vjet e 6 muaj burgim. Ai akuzohet se i ka kërkuar një shumë prej 80 mijë eurosh të pandehurit në një çështje.
Hetimet
Referuar dosjes së prokurorisë, afera e jashtëligjshme për të cilën akuzohet gjyqtari Doda është shënuar në 19 prill të vitit të kaluar. Sipas prokurorisë, një ditë para se ai të shpallte vendimin për një çështje civile të drejtuar prej tij, ai ka takuar në rrugë kallëzuesin H. B., palë në proces.
Sipas këtij të fundit, i pandehuri i ka dhënë një fletë ku ishte dispozitivi i vendimit që do të shpallej të nesermën, sipas të cilit kallëzuesi përfitonte një dëmshpërbliom në shumën e 88.6 milionë lekëve.
“Në këtë moment, i pandehuri Rasim Doda i ka bërë me shenjë me dorë për ndonjë lek, duke i bërë me shenjë në pëllëmbën e dorës që kallëzuesit i ka lënë të kuptonte së kërkonte shumën prej 80.000 euro”, thuhej në dosjen e prokurorisë.
Pas këtij takimi, rreth orës 22:49 kallëzuesi i ka dërguar pandehurit një mesazh telefonik duke i thënë se, “mos më merr në qafë kot, cdo muhabet e ke bërë me avokatin, bashkë komunikojmë dhe mirë është të ngelemi miq për jetë. H.B”.
Në datën 20.04.2015, i pandehuri Rasim Doda ka shpallur vendimin gjyqësor, duke lexuar vetëm dispozitivin e vendimit, me të cilin ishte vendosur pranimi i padisë së palës kundërshtare të kallëzuesit H. B. dhe rrëzimi i kundërpadisë së tij.
Gjatë gjykimit, i pandehuri Doda ka kundështuar me forcë akuzën, duke e cilësuar kallëzimin dhe procedimin si një komplot ndaj tij.
Diskutime rreth kësaj post