Dikur, kur nuk kishim mundesi te ushqeheshim, na thuhej se jemi kampion te cilesise se ushqimit ne bote! Me vone kur valet e krizes hyne ne cdo shtepi na u tha se jemi te dytet pas Gjermanise per mireqenie e zhvillim.
Tani qe brezi i ri po largohet drejt Perendimit dhe aleanca e klienteles ka krijuar nje pakice te pasur e arrogante dhe nje shumice te varfer e te nenshtruar na thuhet se kemi lene pas Kroacine, Serbine, Malin e Zi dhe te tjeret. EUROSTAT nuk mendon keshtu, perkundrazi, ndofta ngaqe “nuk di shqip” apo edhe se nuk eshte ne varesi te udheheqesit tone te radhes! Ja tabela ku jemi, – te fundit ne Evrope ne rrogen minimale, dhe natyrisht, te fundit edhe ne standardet e jeteses!
Zyrtarisht karvani ka dekada qe ka ecur dhe vijon te ece perpara, zyrtarisht ne kalojme nga fitorja ne fitore, por de facto, ne fund te dites dhe show politik ne jemi aty ku mund te te coje nje politike konsensuale korruptive, e papergjegjshme, arrogante, grabitese, fyese, delirante dhe mbi te gjitha, e paafte!
Diskutime rreth kësaj post