Nga Nikoll Lesi
Partia “Blushi” doli në skenë. Nuk ndalon më. Edi Rama pret përditë Ilir Metën për të firmosur që tani Koalicionin e ardhshëm për zgjedhjet parlamentare 2017. Ndërsa Ilir Meta nuk nxiton. Lulzim Basha shpalli dje koalicion më këdo person publik e parti politike që është kundër krimit dhe hashashit të qeverisë. PDIU shkon gjithnjë e me shumë nën sqetlluat e Edi Ramës. PBDNJ endet mes LSI dhe PD, pasi tek PS-ja shikon se si forcohet me pushtet PDIU. PAA e Agron Dukës duket se po rritet ndjeshëm për shkak të liderit të saj populist dhe mundësisë së daljes së ish-liderit të PS-së Nano krah Agron Dukës.
Kjo është tabloja e politikës e cila po përzihet nga pak e përditë drejt tre poleve politike. Poli i parë që duket më i kristalizuar është Poli PD, pra Opozita. Selia blu i ka aleatët tradicionalë rreth vetes. Mund të ketë firo deri diku me PAA e Dukës, e cila është me shumë parti e qendrës të cilin po e lusin si PS edhe PD.
Faktori qeveribërës nuk po flet akoma. Natyrisht Ilir Meta. Edi Rama e do patjetër pasi pa të nuk ka pushtet. Nuk i bën dot as 66 deputet PS-ja me PDIU. E di mirë Rama. E di edhe Ilir Meta. Por PS-ja nuk lëshon kryeministrin. Por sipas deputetit të LSI kandidatit për kryetar zotit Spahiu duhet që LSI-ja të firmos koalicion me PS me një kusht: kryeministri pas zgjedhjeve 2017 të jetë i LSI. A e pranon Edi Rama? Kurrsesi jo. Ndaj informacione të besueshme flasin se ka një kryqëzim interesash politike dhe fryme për të formuar një Pol të tretë politik, pa votat e të cilit nuk bëhet asgjë. Dalja e Ben Blushit me një forcë të re politike do ta dërmojë PS-në. Nuk themi i merr pushtetin direkt, se do të ishtë utopi e madhe, porse i heq kudo deputetë nëpër Shqipëri. Në këtë katrahurë interesash politikë po shkohet drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, kurse LSI-ja po mendohet. Nëse LSI vendos për Pol të Tretë atëhere krijohet një bosht partish LSI-Partia “Blushi”-PBDNJ-PAA,etj deri diku edhe 14 parti të vogla, por që mbledhin vota. Ky Pol vendos pas vitit 2017.
Por përherë politika shqiptare varet nga humori amerikan. Nëse fiton Hillary Clinton në SHBA Edi Rama forcohet, pasi lobimi i Xhorxh Soros pranë familjes Clinton është historik. Dhe Rama është filial i “Soros”. Nuk është pak të kesh mik Xhorxh Soros! Në këtë rast me fitoren e Hillary Clinton këtu në Tiranë Edi Rama do blindohet. Mund të vendos kushte edhe LSI-së. Mund të shpallë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në prill 2017, pa pyetur njeri, pasi ka pas Clinton. Mund ti bëjë listën e arrestimeve edhe SPAK-ut. Natyrisht që ambsadori Lu mund të dalë përkrah Ramës në mitingje si dikur ambasadori Rajerson me Presidentin Berisha. Pavarësisht se Rajerson doli me të dhe Berisha humbi në Referendumin e Projektkushtetutës së vitit 1994. Dhe ishin amerikanët që e rrëzuan vetë Berishën në vitin 1997.
Nëse fiton Donald Trump në SHBA mbetet që Edi Rama të mos gjejë vrimë ku të futet. As në Honolulu nuk e pranojnë! Në Tiranë fillojnë e lëvizin fije të tjera për pole të reja politike. Në PS presin me veshë në krah Erion Veliaj dhe Saimir Tahiri se cili do marr kreun e PS-së. Pra gjithnjë nëse fiton Trump.
Po e përsëris nëse fiton Hillary Clinton atëhere Edi Rama bën ligjin në Shqipëri edhe katër vite të tjera. Dhe jo vetëm edhe katër vite!
Ndaj polet në Tiranë po sillen e rrotullohen në pritje të rezultatit në SHBA. Të nesërmen e fitores së Trump në Tiranë fillon ofensiva. Në të kundërt vetëm Ben Blushi mbetet pa koalicion. Të tjerët të gjithë, siç janë në kampe.
Diskutime rreth kësaj post