Çështja gjyqësore mes ish-ministrit të energjitikës dhe KLSH, ka vajtur në fund, të paktën kështu ka vendosur Gjykata e Lartë, duke mos pranuar rihapjen e çëshjtes gjyqësore, e pushuar pak muaj më parë.
KLSH paditi Gjiknurin për çështjen CEZ duke e akuzuar se i ka shkaktuar shtetit një dëm në shumën 479 milion eurove. Duke ju referuar auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, evidentohet se Damian Gjiknuri si kryetar i grupit të punës, për të zgjidhur konfliktin me CEZ ka nënshkruar nje marrëveshje, duke marrë përsipër riskun e falimentimit të kompanisë, nuk ka asnjë evidence për negociatat, si dhe e ka konsideruar këtë marrëveshje tërësisht si të pabarabarte.
Gjithashtu Gjykata e Lertë ka refuzuar edhe rihapjen e çështjes për avokaten Alma Hicka si palë në këtë proçes.
Diskutime rreth kësaj post