Muaji gusht 2016 ka shënuar një rënie të madhe si në eksportet e vendit ashtu edhe në importe. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë në gusht volumi i eksporteve ka qenë 16.4 miliardë lekë nga 22.5 që kanë qenë një muaj më parë.
Krahasuar me të gjithë muajt e këtij viti eksportet e gushtit kanë qenë më të ultat. Treguesit analitiuke tregojnë se rënia ka qenë prezente në të gjithë grupet e mallrave përfshirë ushqimet veshjet apo edhe mallrat me fazon që janë zëri më i lartë i eksporteve. Edhe si 8 mujor eksportet janë në rënie.
Por ndërsa këto tregues flasin për probleme në prodhim të kombinuar me shifrat e importeve ata zbulojnë se edhe konsumi vijon të jetë problematik.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë importet e gushtit kanë qenë edhe më të ulta se ata të muajit janar, ndërsa krahasuar me korrikun janë rreth 5 miliard lekë më pak. Janë importuar më pak ushqime, akoma edhe më pak veshje, më pak material ndërtimi dhje më pak makineri e paisje.
I vetmi tregues në rritje i importeve ka qenë ai i energjisë dhe lëndëve djegëse, i cili ka balancuar sadopak rënien e importeve shumë poshte trendit të tij mujor.
Diskutime rreth kësaj post