Atleti tajlandez, Panupong Luangsa-ard, ka ecur plot 500 kilometra përgjatë dy viteve për të xhiruar ato pjesë të vendit të tij, të cilat kanë qenë të pakapshme për makinat e Google Street View. Përgjatë gjithë këtij udhëtimi, ai ka bartur kamerën 360 shkallëshe në shpinën e tij.
Tash, falë sakrificës së Luangsa-ardit, Google ka arritur t’i vendosë në hartë edhe 150 vende të reja me interes, disa prej të cilave do të mund t’i shihni në materialin që e shoqëron këtë shkrim, e që prezanton malësinë e Tajlandës.
Gjatë ecjes së tij nëpër plantacionet e çajit apo dhe fushat me dredhëza, Luangsa-ard ka grisur katër palë këpucë.
Programi i kompanisë Google, “Trekker loan”, ofron mundësinë që njerëzit nëpërmjet kamerave speciale të xhirojnë ato pjesë të botës, ku nuk mund të ngjiten makinat që realizojnë projektin e famshëm botëror, “Google Street View”.
Luangsa-ard ka arritur të mbulojë një sipërfaqe prej 500,000km – duke shfrytëzuar mjete të ndryshme të transportit gjatë udhëtimit të tij dyvjecar – ndërsa këmbë i ka ecur plot 500 km. /NGJYRA.COM/
Diskutime rreth kësaj post