Krijohen recipetat që zbulojnë kancerin sapo i vesh
Së shpejti pritet të jenë në treg recipetat të cilat do të zbulojnë kancerin e gjirit tek çdo femër që i vesh.
“Synimi ynë është që të realizojmë një instrument i cili është në gjendje që të zbulojë brenda dy minutave kancerin e gjirit, por që mund të mbahet nga çdo femër”. Është kjo deklarata e disa studiuesve dhe inxhinierëve elektronikë kolumbianë të Universitetit të Manizales.
Nga puna e tyre janë krijuar një palë recipeta brenda të cilave është vendosur një mikroprocesor i cili është në gjendje të monitorojë temperaturën e gjirit, shkruan revista Shije. Kjo pasi prania e qelizave kancerogjene shkakton gjithmonë rritje të temperaturës në gjoks. Testimet e para janë kryer në 189 gra të ndryshme, disa në shëndet të plotë dhe të tjera të sëmura, nga ku u zbuluan direkt të prekurat nga kanceri i gjirit.
Tashmë synimi është që të perfeksionohen këto recipeta dhe të organizohet një mbledhje fondesh në mënyrë që të shiten me një çmime ekonomik.
Diskutime rreth kësaj post