Vendi i banuar më i ftohtë në planetin tonë, është një fshat i vogël në tundrën siberiane, i quajtur Oymyakon. Këtu janë regjistruar temperatura deri në -90 gradë. Ndërsa temperatura mesatare e dimrit është -58 gradë.
Duket e pabesueshme, por në këtë fshat me këto temperatura të frikshme ka njerëz, ndonëse numri i tyre është shumë i vogël. Vetëm 500 persona kanë marrë guximin për të jetuar këtu.
Një fotograf nga Zelanda e Re ka udhëtuar në këtë fshat dhe ka sjellë imazhe, të cilat tregojnë më së miri të ftohtin ekstrem. Amos Chapple shumë shpejt kuptoi se sa e dhimbshme ishte një temperaturë kaq e ulët.
“Kisha veshur pantallona shumë të trasha kur dola për herë të parë jashtë. Ishte -47 gradë. Më dukej sikur i ftohti më mbërtheu këmbët dhe nuk më linte të ecja”, është shprehur fotografi.
Diskutime rreth kësaj post