Një nënë dhe baba në Brazil, zbuluan se vajza e tyre 5 vjeçe, ishte abuzuar seksualisht nga prifti në sajë të vizatimeve që ajo kishte bërë.
Prifti Joao da Silva, 54 vjeç, tha se e ka pranuar sulmin, pasi babai i acaruar i fëmijës u përball me atë në qytetin e Montes Claros, në Minas Gerais në Brazil.
Prindërit e vajzës e gjetën skicën pasi vajza e tyre papritmas refuzoi të marr pjesë në klasën e mësimit të anglishtes të Da Silvas.
Vogëlushja ishte kaq e shqetësuar saqë prindërit e dërguan tek një psikolog për fëmijë. Kjo e fundit dyshoi se 5-vjeçarja ishte abuzuar seksualisht dhe u kërkoi prindërve që të kërkonin në dhomën e vajzës për të gjetur ndonjë shenjë.
Në mesin e librave, ata gjetën 6 vizatime që të thyenin zemrën, të cilat ishin bërë nga vajza e tyre. Skicat kishin detaje rreth abuzimit seksual, transmeton Shqip.
Diskutime rreth kësaj post