Aktorja Eliona Pitarka thotë se ka shumë meshkuj që përpiqen ta joshin me gjëra materiale.
Ajo thotë për “Bluetooth”, se i kanë ofruar edhe “X6”
Pak ditë më parë shumë interes pati një status i juaji teksa thoshit se bënit një jetë të thjeshtë dhe s’keni dashnor me “X6” që t’ju mbajë. Çfarë ndodhi që shpërthyet me këtë status?
S’e nisa statusin për të pasur një jehonë të tillë, edhe pse në fakt kështu ndodhi. Kur je person publik, mësohesh me komente pozitive dhe negative, por po ndihesha keq. Shikoja komente dhe mesazhe që më vinin, ku më thoshin ‘pse hiqesh sikur bën një jetë luksoze?’. Në fakt, unë s’e kam bërë kurrë këtë. Ju mund të thoni ‘pse e ekspozon trupin aq shumë?’, dhe keni të drejtë, por jo për një jetë luksi, që unë kurrë s’e kam pretenduar. Asnjë postim imi nuk tregon që unë bëj jetë pasanikësh. Ndaj dhe bëra statusin. Njerëzit ngatërrojnë diçka, Elionën e ‘Apartamentit’, me Elionën në të përditshmen e saj. Në fakt, unë s’jam ajo që shihni në ekran. Unë në rol jam femra provokuese, që bën gjithçka, femra që mund të shesë edhe veten. Ndërsa në jetën reale jam totalisht ndryshe. Asnjë aktore s’është e pasur, që të jem unë, kam thjesht një pagë të mjaftueshme. Ndaj dhe shkrova që nuk kam dikë me “X6” që të më sponsorizojë. Unë udhëtoj me autobus, dhe bëj gjithçka si moshataret e mia. Në fakt mendojnë se femrat e bukura kanë një sponsor, ka shumë të tilla, por unë s’jam e tillë.
Bëni aq jetë të thjeshtë sa ia lejoni vetes që, edhe pse personazh publik, të blini te “gabi”?
Po, unë e kam thënë, komentet janë ekzagjeruar pa fund, por unë e kam thënë gjithnjë që bëj një jetë normale. Nuk kam komplekse fare.
Megjithatë duhet të jenë të shumtë meshkujt me “X6” që të propozojnë…
Po, më vijnë shumë mesazhe, edhe nga më vulgaret. Për shembull më kanë thënë që “e vlerësojmë faktin që je e thjeshtë, por unë jam gati të të blej një ‘X6’, ose të të shëtis ku të duash ti”, gjëra të kësaj natyre.
A ke dikë në krah?
Jo, jam vetëm.
Një femër kaq e lakuar, pse është vetëm?
Thashë që jam vetëm, por nuk do doja t’i tregoja arsyet. Dhe në fakt, është hera e parë që po pranoj që jam vetëm.
A ka ndonjë personazh VIP, biznesmen, politikan që të ka bërë një propozim “të pisët”?
Ndoshta kohët e fundit janë treguar më të kujdesshëm. Duke qenë se kanë qenë të shumta personazhet që i kanë demaskuar, siç duket kanë filluar të ruhen. Akoma s’kam marrë ndonjë propozim nga personazhe të njohur.
Diskutime rreth kësaj post